11:02 / 17.02.2023
Simeone: Të jesh argjentinas te Napoli është mrekulli
Uran Krasniqi/RTKLive
Giovanni Simeone ka thënë se duke qenë futbollist i Napolit ndihet se është në vendin e duhur.
“Të jesh argjentinas këtu është e mrekullueshme”, ka thënë ai. “Napoli është ndryshe, ky klub përfaqëson historinë e Italisë, historinë e Diego Maradonës. Është kënaqësi për mua të luaj këtu sepse çdo tifoz më sheh si argjentinas dhe për shkak të Maradonës duan të flasin me mua. Nuk është vetëm klubi, është i gjithë qyteti. Të gjithë janë tifoz këtu. Të gjithë flasin për futbollin, të gjithë marrin frymë nga futbolli".
Napoli këtë edicion është në formë si rrallëherë, ku prej kohësh po kryeson renditjen tabelare dhe po shkon drejt titullit.























