Arteta thotë se Arsenal është i motivuar për ta fituar titullin
BKT
Sport

Arteta thotë se Arsenal është i motivuar për ta fituar titullin

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenal është shumë i motivuar për t`u shtyrë me Manchester Cityn në garën për titull në Premier League, ka thënë Mikel Arteta. 

Pas humbjes së ndeshjes nga Manchester City, Arsenal ka humbur vendin e parë, në tabelë të cilin e kishte mbajtur që nga gushti. Skuadra e Artetas udhëton të shtunën për t'u përballur me Aston Villan. 

“Unë i di gjërat e duhura që duhet të bëjmë për të vazhduar të jemi në krye”, ka thënë Arteta. “Ne kemi parë se ku është niveli dhe çfarë duhet të bëjmë për të qenë në atë nivel. Ne jemi shumë të motivuar për ta bërë këtë. Ne jemi shumë të motivuar për ndeshjen e nesërme, sepse duam të performojmë mirë dhe të fitojmë ndeshjen".