Alonso: I kemi aftësitë të fitojmë në Angli
F.Bytyqi/RTKLive
Mbrojtësi i Barcelonës, Marcos Alonso është i bindur se skuadra e tij, do të kualifikohet në rrethin tjetër të garave në Europa League.
Barcelona mbrëmë në ‘Camp Nou’ barazoi me Manchester Unitedin (2-2), në një sfidë tejet interesante.
Një nga protagonistët e takimit të Barcelonës ka qenë dhe mbrojtësi, Marcos Alonso.
Ai ka vlerësuar paraqitjen e bërë nga skuadra, por që për fatin e keq nuk është materializuar me një fitore.
“Unë mendoj se ka qenë një ndeshje e mirë për ne. Në tërësi e kemi kontrolluar ndeshjen përballë një rivali cilësitë e të cilit dihen. E patë dhe vetë në vetëm 10 minuta arritën të kthenin ndeshjen në favorin e tyre”, ka thënë Alonso.
“Tani kemi një shans të dytë të enjten e ardhshme. Mendoj se i kemi të gjitha aftësitë për të shkuar e fituar në fushën e tyre, ndonëse do të jetë jo pak e ndërlikuar”, ka thënë Alonso.























