Abraham sërish në Premier League?
BKT
Sport

Abraham sërish në Premier League?

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi anglez i AS Roma, Tammy Abraham duket se do të rikthehet sërish në Premier League.

Ish-futbollisti i Chelseas, sipas ’90 min’, kërkohet nga Aston Villa, skuadër kjo e  njohur në ishull.

Abraham iu bashkua Romës në vitin 2021 nga Chelsea, dhe verën që vjen lojtarin sëish mund ta shohim në ligën më të fortë evropiane, Premier League.

“Aston Villa është e prirur për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Chelseat Tammy Abraham”, shkruan ‘90 min’.

Roma e vlerëson anglezin 40 milionë funte dhe mbetet të shihet nëse Aston Villa është gati të paguajë çmimin e kërkuar.