Berlusconi gati të godas Milanin: Më pëlqen shumë Leao
BKT
Sport

Berlusconi gati të godas Milanin: Më pëlqen shumë Leao

F.Bytyqi/RTKLive

Pronari i klubit italian, Monza, Silvio Berlusconi është gati të godas ish-klubin e tij, AC Milan.

I pari i Monzas në një intervistë për ‘SkySport’, e ka pranuar se e pëlqen yllin e ‘Rossonerëve’, Leao-n.

Milani dhe portugezi akoma nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Leao kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, por tani në garë për të duket se do të hynë edhe Monza.

“Unë mendoj shumë për Leao, gjithashtu mendoj se ai mund të jetë qendërsulmues. Më pëlqen, më pëlqen shumë”, ka thënë Berlusconi.