Nedim Bajrami bashkëlojtar i Rrahmanit të Napoli?
BKT
Sport

Nedim Bajrami bashkëlojtar i Rrahmanit të Napoli?

F.Bytyqi/RTKLive

Mesfushori Nedim Bajrami mund të jetë lojtari i radhës që i bashkohet skuadrës së madhe italiane, Napoli.

Bajrami në janar braktisi Empoli-n për Saussuolo-n, por brenda pak muajsh mund të ndryshojë përsëri fanellë pasi e kërkon skuadra që pritet të shpallet kampione e Italisë.

Sipas “Sportmediaset” skuadra e Luciano Spalletti-t ka parë nga afër mesfushorin shqiptar në duelin e  mbrëmshëm mes Napoli-t dhe Sasuolo-s (Bajrami e nisi nga minuta e pare).

Menaxherët e Napoli-t kanë shfaqur interes për 23-vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë së bashku me shokun e tij të skuadrës, Armand Lauriente.

Në rast se Bajrami transferohet në Napoli, ai do t’i bashkohej me kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin.