Liverpool mposht Newcastlen, rikthehet në garë për Champions
BKT
Sport

Liverpool mposht Newcastlen, rikthehet në garë për Champions

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Liverpool e ka mposhtur Newcastlen në derbin anglez, me rezultat 0-2, të shtunën në kuadër të Premier Leagues.

Të besuarit e Jurgen Klopp bën paraqitje mjaft të mirë në udhëtim tek Neëcastle, duke arkëtuar pikët maksimale dhe duke u rikthye në garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga ‘Anfield’ çështjen e fituesit e vendosi në pjesëlojën e parë duke shënuar dy gola. Fillimisht Nunez (10’) kalojë skuadrën mike në epërsi prej 0-1, derisa Gakpo (17’), dyfishoi avantazhin e Liverpoolit.

Edhe në pjesëlojën e dytë, u zhvillua ndeshje mjaft interesante, me disa raste shumë të mira, megjithatë, me gola nuk kishte.

Duhet cekur se Newcastle prej minutës së 22-të, luajti me një lojtarë më pak pasi Pope u ‘skuq’.

Pas kësaj fitore, Liverpool ngjitët në vendin e tetë me 35 pikë, kurse, Newcastle renditet e katërta me 41 pikë.