S’gabon Reali, mposht Osasunën
BKT
Sport

S’gabon Reali, mposht Osasunën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madridi e ka mposhtur në udhëtim Osasunën, me rezultat 0-2, të shtunën mbrëma në kuadër të La Ligës.

‘Los Blancos’ nuk lejuan befasi në duel me Osasunën, duke marrë edhe tri pikë të reja në garën për kreun e tabelës.

Të besuarit e Carlo Ancelottit fitoren e arritën në fraksioni e dytë duke dominuar lojën dhe duke duke shënuar dy gola përmes Valverde (78’) dhe Asensios (90+2’).

Pas kësaj fitore, Reali ka 51 pikë, katër më pak se Barcelona, e cila ka një ndeshje me pak, kurse, Osasuna renditet e dhjeta me 30 pikë të grumbulluara.