Trepça-Sigal Prishtina, kush do të triumfojë kësaj radhe?
F.Bytyqi/RTKLive
Trepça dhe Sigal Prishtina do të përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovës.
Mitrovicasit e kanë fituar herën e fundit dhe do të synojnë të mbrojnë trofeun e fituar vitin e kaluar, ndërsa prishtinasit e kanë fituar këtë garë 15 herë dhe synojnë edhe një trofe, kurse ‘Xehetarët’ e kanë fituar pesë herë në përgjithësi.
Mitrovicasit për të depërtuar në finale mposhtën Vëllaznimin dhe Rahovecin, kurse prishtinasit eliminuan Bashkimin dhe Golden Eagle Yllin.
Të dy skuadrat janë në formë të mirë dhe pritet një super përballje në Rahovec, ku po zhvillohet Final 8.
Finalja e madhe mes Trepçës dhe Prishtinës zhvillohet sot në palestrën ‘Mizahir Isma’ në Rahovec me fillim nga ora 17:00.
Ja fituesit e Kupës së Kosovës te meshkujt ndër vite:
Fituesit e Kupës (M)
1991/92 Vëllaznimi
1992/93 Trepça
1993/94 Peja
1994/95 Peja
1995/96 Vëllaznimi
1996/97 Peja
1997/98 – garat janë ndërprerë
1999/2000 Trepça
2000/01 Bashkimi
2001/02 Prishtina
2002/03 MEB Prishtina
2003/04 Trepça
2004/05 Sigal Prishtina
2005/06 Sigal Prishtina
2006/07 Sigal Prishtina
2007/08 Sigal Prishtina
2008/09 Sigal Prishtina
2009/10 Sigal Prishtina
2010/11 Peja
2011/12 Trepça
2012/13 Sigal Prishtina
2013/14 Sigal Prishtina
2014/15 Peja
2015/16 Sigal Prishtina
2016/17 Sigal Prishtina
2017/18 Sigal Prishtina
2018/19 Z Mobile Prishtina
2019/20 Peja
2020/21 Sigal Prishtina
2021/22 Trepça
2022/23 ?























