‘Djajtë e Kuq’ mposhtin Leicesterin, ‘kërcënojnë’ Cityn e Arsenalin
BKT
Sport

‘Djajtë e Kuq’ mposhtin Leicesterin, ‘kërcënojnë’ Cityn e Arsenalin

F.Bytyqi/RTKLive

Manchester United ka vazhduar serinë e fitoreve në Premier League.

‘Djajtë e Kuq’ mposhtën Leicester Cityn, me rezultat 3-0, sfidë kjo e zhvilluar në ‘Old Trafford’ në kuadër të elitës së futbollit anglez.

Sulmuesi Marcos Rashford shkëlqeu edhe në këtë duel duke shënuar dygolësh në minutën e 25-të dhe 56-të, derisa golin e tretë për skuadrën e Ten Hag e realizoi Sancho (61’).

Pas kësaj fitore, United ka 49 pikë në vendin e tretë, tri me pak se City dhe pesë me pak e lideri i tabelës, Arsenal, kurse, Leicester ndodhet në vendin e 14-të me 24 pikë.