16:52 / 20.02.2023
Klopp thotë se Nunez ka një shansë të kthehet kundër Real Madridit
Uran Krasniqi/RTKLive
Jurgen Klopp ka thënë se Darwin Nunez ka një shans të aftësohet për t`u përballur me Real Madridin të martën, pasi ai ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes me Newcastle United të shtunën ku Liverpool ka fituar.
Uruguajani i cili shënoi njërin prej dy golave u detyrua të largohej nga ndeshja pas një ore, kur një përplasje me Kieran Trippier e la atë duke mbajtur shpatullën e djathtë.
"Ka një shansë. Duhet të shohim se sa mund ta përballojë dhimbjen dhe kur ta dimë këtë, do të marrim një vendim”, ka thënë trajneri gjerman.
Liverpool e pret Real Madridin në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Champions League.























