Kariusit i jepet rasti për ta përmirësuar gabimin e tij
BKT
Sport

Kariusit i jepet rasti për ta përmirësuar gabimin e tij

Uran Krasniqi/RTKLIve

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, nuk ka dyshim se Loris Karius është në formë përpara një debutimi të papritur në finalen e Kupës EFL kundër Manchester United në "Wembley" të dielën.

Karius mbahet mend më së miri për dy gabime të mëdha që i dhanë Real Madridit një fitore 3-1 ndaj Liverpool-it në finalen e Ligës së Kampionëve më 2018. Pas asaj që kishte ndodhur Liverpool e kishte huazuar portierin fillimisht te Besiktas, pastaj te Union Berlin e më vonë te Newcastle. Duke qenë portieri i katërt te skuadra e Newcastle atij i ka buzëqeshur fati pasi asnjë nga ta nuk janë të gatshëm për finalen. 

"Do të ishte një shans i mrekullueshëm për të që të rishkruante historinë e karrierës së tij", ka thënë Howe. "Performanca e përgjithshme e tij në stërvitje është përmirësuar, pasi ai ka kaluar më shumë kohë me ne dhe mendoj se ai është është gati të luajë".