Inzaghi nuk e nënvlerëson Porton
Uran Krasniqi/RTKLIve
Inter pavarësisht se është favorit për të fituar nuk do ta nënvlerësojë Porton të mërkurën, ka thënë trajneri Simone Inzaghi të martën.
Dy skuadrat zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 finales së Ligës së Kampionëve. Që të dy skuadrat gjendet në pozitat e dyta në kampionatet vendore, ku Napoli respektivisht Benfica janë në pozitat e para.
“Për sa i përket favoritëve dhe parashikimeve unë nuk jam shumë i mirë”, u ka thënë Inzaghi gazetarëve. "Ne e respektojmë Porton".
Trajner te klubi portugez është Sergio Conceicao, dikur bashkëlojtar me Inzagin te Lazio, me të cilin kishin fituar Kupën e Italisë në vitin 2000.
"Sergion do ta shoh përsëri me kënaqësi të madhe. Ai ishte një shok i madh skuadre me të cilin kam ndarë fitoret në Lazio. Ai është një trajner i mad dhe po bën gjëra të mëdha. Ai luan futboll fizik dhe teknik", ka thënë Inzaghi.























