21:39 / 21.02.2023
Javi Gracia merr drejtimin e Leeds United
Uran Krasniqi/RTKLIve
Javi Gracia është trajner i ri te Leeds United duke zëvendësuar Jesse Marsch, ka njoftuar klubi i anglez të martën.
Amerikani Marsch u shkarkua më 6 shkurt pas një forme të dobët, ku aktualisht gjendet në pozitën e nëntëmbëdhjetë në tabelë me gjithsejt nëntëmbëdhjetë pikë nga njëzet e tri ndeshje.
Gracia ka drejtuar dymbëdhjetë klube gjatë karrierës së tij tetëmbëdhjetë vjeçare si trajner, mes tyre edhe Valencian dhe Watfordin.
Ai së fundmi ishte trajner te Al Sadd në Katar.























