22:08 / 21.02.2023
Trajneri i Leipzig thotë se me Nkunku ekipi është i paparashikueshëm
Uran Krasniqi/RTKLIve
Te Leipzig konsiderojnë se rikthimi i golashënuesit më të mirë Christopher Nkunku do të bëjë dallimin te skuadra.
Klubi gjerman do të ndeshet me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Trajneri Marco Rose, duke ilustruar me paraqitjen e mirë të futbollistit kundër Wolfsburgut të shtunën, ka thënë se kjo tregon se sa i vlefshëm për Leipzig është francezi.
“Me të në fushë, ne jemi më të paparashikueshëm si ekip. Ai thjesht ka cilësi që nuk janë aq të zakonshme në Bundesligë, në Evropë dhe në botë”, ka thënë ai























