Rummenigge: Superliga? Futbolli se përballon dot një ndryshim kaq rrënjësor
B. H. / RTKlive
Legjenda e Bayernit dhe lideri shumëvjeçar i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, nuk e ka fshehur asnjëherë se është kundër krijimit të Superligës së Evropës. Ai për këtë çështje ka folur sërish për mediat italiane.
“Jam totalisht kundër. Nuk është çudi që kjo histori erdhi nga tri klube me probleme të mëdha financiare. Ata donin të bënin një fitim të madh shpejt. Tashmë propozimi i ri i Superligës shkoi nga 20 në 80 klube, por futbolli evropian nuk do ta përballonte një ndryshim kaq rrënjësor. Nga ana tjetër, ajo që duhet të ndryshojë sa më parë është ‘fair play’ financiar. Do të duhet të jetë më i ngurtë. Klubet janë vazhdimisht nën presionin e mediave dhe tifozëve për të shpenzuar më shumë. Por futbolli prodhon humbje", ka theksuar Rummenigge.
Gjermani ka komentuar edhe skandalet që kanë ndodhur së fundmi në Juventus dhe Barcelonë. Klubi torinez u akuzua për keqpërdorime financiare, derisa klubi katalanas për pagesën e njerëzve nga lobi i gjyqtarëve.
“Kam lexuar atë që bëri Juventusi dhe nuk mund ta fajësoja. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për një gjë të tillë në jetën time. Juventusi është një klub i rëndësishëm, një pikë referimi në futbollin italian dhe evropian, por shënoi autogol... Tani duhet të fillojë nga e para. Barcelona dhe gjyqtarët? Më besoni qesha kur lexova atë lajm. Por nuk jam i befasuar. Sa herë që luanim në Spanjë kisha një ndjenjë të çuditshme. Këto janë gjëra të papranueshme























