23:11 / 22.02.2023
Arsenal po përgatitet për transferimin e danezit të Atalantas
Uran Krasniqi/RTKLive
Arsenali pritet ta përgatisë një ofertë me shumë para për sulmuesin e Atalantas, Rasmus Hojlund, i cili është quajtur "Erling Haaland i ri".
Njëzet vjeçari ka rënë në sy që kur mbërriti në Serie A nga skuadra austriake Sturm Graz verën e kaluar, duke shënuar trembëdhjetë herë në njëzet e nëntë paraqitje në të gjitha garat.
Sipas gazetës italiane "La Repubblica", Mikel Arteta po kërkon të forcojë edhe më shumë sulmin dhe skuadra angleze po përgatitë një ofertë për sulmuesin danez të Atalantës.
Për futbollistin interesim ka treguar edhe Real Madrid, që po ndjekë me vëmendje paraqitjet mbresëlënëse të Hojlund.























