Ronaldo me shpatë në duar dhe me veshje tradicionale saudite
BKT
Sport

Ronaldo me shpatë në duar dhe me veshje tradicionale saudite

B. H. / RTKlive

Tashmë është e qartë për të gjithë se Cristiano Ronaldo nuk e fiton pagën prej 200 milionë eurosh vetëm për të luajtur futboll.

Ai ka shkuar në Arabinë Saudite edhe për të promovuar imazhin e të gjithë vendit dhe kjo po ndodh tashmë.

Arabia Saudite dje kishte festën e saj kombëtare, derisa festës iu bashkua edhe ylli portugez. Në festën qendrore të organizuar në Riad, Ronaldo ka pozuar me shpatë në duar dhe me veshje tradicionale të këtij vendi.