10:13 / 23.02.2023
Barcelona humb Pavard-in, lojtari s`largohet nga Bayerni
F.Bytyqi/RTKLive
Barcelona raportohet së do të humbasë mbrojtësin e Bayern Munichut, Benjamin Pavard, pasi që francezi po kërkon të zgjasë qëndrimin e tij tek ‘bavarezët’.
Pavard ditë më parë kishte deklaruar së “po kërkon një projekt të ri”, megjithatë, pamundësia e Barcelonës për të paguar çmimin e kërkuar nga Bayern Munich, kanë bërë që francezi të qëndrojë në Munich.
Pavard nuk po kalon periudhë të mirë këtë sezon të garave në skuadrën e Naglesmann, megjithatë, lojtari thuhet se është i vendosur të mos largohet nga kampionët në fuqi të Gjermanisë.























