Conte s`mund ta ndihmojë Tottenhamin as kundër Chelseas
BKT
Sport

Conte s`mund ta ndihmojë Tottenhamin as kundër Chelseas

Uran Krasniqi / RTKLive

Ndihmëstrajneri i Tottenham, Cristian Stellini, ka thënë të premten se trajneri Antonio Conte është shumë afër rikthimit të plotë në punë, por nuk pritet të jetë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër ish-klubit të tij, Chelseas.

Conte po merr veten nga operacioni pasi mjekët i thanë të pushonte dhe nuk ka gjasa të jetë i pranishëm për ndeshjen e së dielës.

Stellini drejtoi ekipin drejt fitores ndaj West Hamit dhe ka qenë në kontakt të rregullt me Conte.

“Ne flasim shumë dhe, nëse krahasojmë kohën kur Antonio u operua tri javë më parë me tani, është krejtësisht ndryshe. Ai është plotësisht i përfshirë. Ne i transferojmë atij ndjenjën tonë. Flasim tri herë në ditë, kështu që absolutisht e ndjej Antonion sikur është këtu", ka thënë ai.