21:07 / 24.02.2023
UEFA nis hetim për sulmin ndaj portierit të Sevillas
Uran Krasniqi / RTKLive
UEFA ka nisur një hetim pasi portieri i Sevillas, Marko Dmitroviç, është goditur nga një tifoz i PSV-së gjatë ndeshjes së Europa League të së enjtes.
Përplasja në fushë erdhi afër fundit të lojës, ku PSV fitoi 2-0, por u eliminua 3-2 pas rezultatit të përgjithshëm.
Portieri i klubit spanjoll e kapi dhe e mbajti sulmuesin përtoke para se siguria të arrinte për ta shoqëruar atë.
Klubi holandez ka dënuar ngjarjen.
"PSV dënon fuqishëm incidentin e së enjtes në mbrëmje. Ai person tashmë është dënuar me ndalim të hyrjes në stadium", ka theksuar klubi.























