21:13 / 24.02.2023
Galtier: S`mund të mbështetemi vetëm te Mbappe për ta kaluar krizën
Uran Krasniqi / RTKLive
Paris Saint-Germain nuk mund të llogarisë vetëm në Kylian Mbappe për të kaluar formën aktuale nën nivel, sipas trajnerit Christophe Galtier.
Skuadra ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
"Nuk është vetëm ai që duhet të na ndihmojë. Ai është i aftë të bëjë ndryshimin, por lojtarët e tjerë do të duhet të projektojnë veten më lirshëm dhe me më shumë vendosmëri", ka thënë trajneri i PSG-së. "Ne do të duhet të kemi një nivel shumë të lartë të lojës rregullisht".























