23:28 / 24.02.2023
Klubi i MLS insiston për transferimin e Messit dhe të Busquets
Uran Krasniqi / RTKLive
Inter Miami është i interesuar për të nënshkruar me Lionel Messin dhe ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës, Sergio Busquets, ka zbuluar trajneri Phil Neville.
E ardhmja e Messit në Paris Saint-Germain është e pasigurt. Ndërsa Busquets thuhet se do të largohet nga "Camp Nou" në fund të sezonit.
"Ne jemi të interesuar për Lionel Messin dhe Sergio Busquets. Ne duam të sjellim lojtarët më të mirë në botë në këtë klub futbolli. Messi dhe Busquets janë dy që bien më shumë në sy vitet e fundit. Ata janë lojtarë të mëdhenj që do të ishin një përfitim i madh për MLS", ka thënë Neville.























