Paqe në "Santiago Bernabeu" mes Realit dhe Atleticos
BKT
Sport

Paqe në "Santiago Bernabeu" mes Realit dhe Atleticos

Uran Krasniqi/RTKLive

Ndeshja mes Real Madridit dhe Atletico Madridit është mbyllur baraz.

Takimi në kuadër të javës së 23-të në La Liga ka përfunduar me rezultat 1-1.

Atletico kaluan të parët në epërsi me golin e Gimenez në minutën e 78-të. Rezultatin e barazoi Rodriguez pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Për një kohë Atletico ka luajtur me dhjetë lojtarë pasi Angel Correa u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 64-të.

Real Madrid pas këtij barazimi ka 52 pikë, shtatë më pak se Barcelona në vendin e parë. Atletico Madrid ka 42 pikë.