Liverpool-i e kërkon edhe Kante-n
F.Bytyqi/RTKLive
N`Golo Kante është një tjetër futbollist i Chelseas, që është futur në ‘radarin’ e Liverpoolit.
‘The Reds’ prej kohësh janë duke e monitoruar Mason Mount, por sipas medieve britanike, tashmë Liverpooli e kërkon edhe Kante-n.
Klubi nga ‘Anfield’ është duke e vëzhguar më kujdes situatën e Kante tek ‘Blutë’ e Londrës.
Kane akoma nuk ka arritur marrëveshje me Chelsean për kontratën e re, dhe duket se lojtari preferon një aventure të re në futbollin evropian.
Francezi në fund të këtij sezoni, mund të largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Anglia.
Liverpooli thuhet se mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Kante-s, madje, me bashkëlojtarin e tij, Mount.
“Prioritet i Liverpoolit është Mason Mount nga Chelsea, por ata do të përpiqen që të transferojnë edhe Kante-n”, shkruajnë mediat në ishull.























