Arsenal-Xhaka, këto janë zhvillimet e fundit
BKT
Sport

Arsenal-Xhaka, këto janë zhvillimet e fundit

F.Bytyqi/RTKLive

Pas fillimit të bisedimeve me Bukayo Saka-n, William Saliba-n dhe Gabriel Martinelli-n për kontrata të reja, Arsenali tani është i gatshëm t`i ofrojë ish-kapitenit Granit Xhaka një marrëveshje të re, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.

Mesfushori kosovar është duke bërë një sezon të madh me ‘Topçinjtë’ të cilët janë në rrugë të mirë që ta fitojnë Premier Leaguen.

“Xhaka është i radhës në listë pas Martinelli-t, Saka-s dhe Saliba-s, kështu që duhet edhe pak kohë për kontratën e re të Xhakës. Muajin e ardhshëm do të nisin negociatat për Xhakën”, ka shkruar Romano.