Szunyog: Situata në veri është komplekse
A.B/RTKlive
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, vizitoi sot veriun e Kosovës, dhe pati një sërë diskutimesh me përfaqësues të ndryshëm serbë, e po ashtu edhe shqiptarë të Kosovës, zyrtarë që dhanë dorëheqje nga institucionet nëntorin e kaluar dhe ata që mbetën në detyrë.
“Vizita sot veriun e Kosovës dhe pati një sërë diskutimesh të sinqerta dhe të hapura me përfaqësues të ndryshëm serbë, si dhe shqiptarë të Kosovës, zyrtarë që dhanë dorëheqje nga institucionet nëntorin e kaluar dhe ata që mbetën në detyrë”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas ndërsa situata në veri është komplekse, është e qartë për të gjithë se marrëveshjet aktuale nuk janë të qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje.
“Edhe pse shumë çështje ende duhet të zgjidhen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, këto mund të trajtohen vetëm nga institucionet dhe nga brenda institucioneve. Pres me padurim angazhim të mëtejshëm me të gjitha komunitetet që jetojnë në veri dhe investimet e vazhdueshme në zonë”, tha ai.























