Neymar mungon në pjesën e mbetur të sezonit
BKT
Sport

Neymar mungon në pjesën e mbetur të sezonit

Uran Krasniqi / RTKLive

Neymar do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të operacionit, ka njoftuar Paris Saint-Germain të hënën.

Braziliani ishte lënduar gjatë muajit të kaluar gjatë fitores 4-3 ndaj Lille dhe ka qenë jashtë fushës. 

“Neymar Jr ka shfaqur disa episode të paqëndrueshmërisë me këmbën e djathtë në vitet e fundit. Stafi mjekësor i Paris Saint-Germain ka rekomanduar një operacion për të shmangur një rrezik të madh të përsëritjes. Të gjithë ekspertët e konsultuar kanë konfirmuar këtë nevojë", ka njoftuar klubi francez. "Pritet një vonesë prej tre deri në katër muaj për kthimin e tij në stërvitje".

Ky ishte një nga sezonët më të mirë të brazilianit, ku kishte realizuar 18 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat.