Dugarry: Jam i lumtur për PSG-në që Neymar është i lënduar
Uran Krasniqi / RTKLive
Christophe Dugarry është i lumtur për Paris Saint-Germain që Neymar është lënduar pasi, sipas tij, mungesa e brazilianit ofron mundësi për trajnerin Christophe Galtier.
PSG ka njoftuar të hënën se Neymar ka humbur pjesën e mbetur të sezonit pasi i është nënshtruar një operacioni.
Edhe pse Neymar ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 17 asistime për liderët e Ligue 1 këtë sezon, ish-sulmuesi i Francës, Dugarry, beson se skuadra është më mirë me Kylian Mbappe dhe Lionel Messi si dyshe sulmuese.
"Jam i lumtur për PSG-në që Neymar është i lënduar. Mendoj se kjo është një mundësi për Galtier. Ekipi është shumë më i balancuar. Nuk mund ta shoh më, nuk mund ta duroj më. Nuk duroj dot driblimin dhe atë qëndrim. Nuk dua ta shoh më në fushë, jam i lodhur", ka thënë ish-futbollisti francez.























