Prishtina transferon futbollistin arab
BKT
Sport

Prishtina transferon futbollistin arab

Uran Krasniqi / RTKLive

Futbollisti nga Arabia Saudite, Faisal Al-Harthi, është përforcimi i fundit i Prishtinës. Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar të martën për marrëveshjen.

"FC Prishtina ka nënshkruar kontratë me futbollistin nga Arabia Saudite, Faisal Al-Harthi. Faisal së fundmi ka qenë pjesë e Mladost DG në Mal të Zi. Futbollisti i talentuar karrierën profesionale e ka filluar te skuadra arabe Al-Seeb. 23-vjeçari, i cili aktivizohet si mbrojtës është njoftuar me ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit tonë, Driton Krasniqi. Ai pas firmosjes së kontratës është vënë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi", ka njoftuar klubi kryeqytetas. 

Aktualisht Prishtina gjendet në pozitën e katërt të Superligës së Kosovës.