AZ Alkmaar befason Lazion
Uran Krasniqi / RTKLive
AZ Alkmaar ka befasuar Lazion të martën në Stadio Olimpico, duke arritur që të fitojë në fund një ndeshje ku ishte gjetur në disavantazh.
Takimi i parë i dy skuadrave që kërkojnë kalimin në çerekfinale të Conference League ka përfunduar me rezultat 1-2 në favor të holandezëve.
Italianët kanluan në epërsi qysh në minutën e tetëmbëdhjetë me golin e Pedro.
Holandezët kanë barazuar me Pavlidis në minutën e dyzet e pestë.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Të nxitur nga goli i barazimit në fund të pjesës së parë, skuadra mysafire doli në fushë për pjesën e dytë në një mënyrë krejtësisht të tjetër, duke luajtur me shumë më tepër intensitet dhe duke shtyrë lojtarët e Lazios në fushën e tyre.
Deri te goli i dytë skuadra holandeze ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e dytë kur Kerkez ka çuar drejt rrjetës një top të asistuar nga Karlsson.
Me këtë fitore AZ Alkmaar futet në ndeshjen e dytë nga një pozitë më komode për të kaluar tutje.























