Pioli: Nuk ndikon humbja në Serie A kur të përballemi me Tottenhamin
BKT
Sport

Pioli: Nuk ndikon humbja në Serie A kur të përballemi me Tottenhamin

Uran Krasniqi / RTKLive

Nuk do të ketë ndikim te Milan humbja e fundjavës në Serie A kur skuadra të vizitojë Anglinë për t`u përballur me Tottenham Hotspur në ndeshjen e dytë në kërkim të çerekfinales së Champions League, ka thënë trajneri i klubit italian, Stefano Pioli. 

Ndeshjen e parë Milan e ka fituar me rezultat minimal 1-0. 

“Kjo është një histori ndryshe në krahasim me Firencen, por edhe në krahasim me ndeshjen e parë. “Unë pres një lojë tjetër prej tyre. Tottenham ndoshta do të përpiqet të sulmojë më shumë sesa në 'San Siro'”, ka thënë Pioli në një konferencë për shtyp të martën. "Nesër është ndeshja e personaliteteve, kundërshtarët tanë janë të frikshëm nga pikëpamja ofensive. Ata do të luajnë me intensitet të madh dhe ne duhet të jemi të përgatitur për të kontrolluar më shumë lojën". 

Milan është mposhtur në fundjavë nga Fiorentina me rezultat 2-1.