Chelsea dhe Benfica janë në çerekfinale të Champions League
BKT
Sport

Chelsea dhe Benfica janë në çerekfinale të Champions League

Uran Krasniqi/RTKLive

Chelsea ia ka dalë që ta përmbysë Borussia Dortmundin dhe të kalojë në çerekfinale të Champions League. 

Gjithashtu edhe Benfica ka deklasuar Club Brugge duke siguruar edhe ajo një vend në mesin e tetë më të mirave. 
Derisa skuadra angleze ka fituar 2-0, ajo portugeze ka triumfuar me rezultat 5-1.

Në "Stamford Bridge" Chelsea qysh në pjesë të parë është hedhur në kërkim të golit. 

Sterling i ka dhënë epërsinë skuadrës në minutën e 43-të të ndeshjes.

Rezultatin e ka dyfishuar Kai Havertz në minutën e 53-të.

Ndeshjen e parë skuadra gjermane e kishte fituar me rezultat 1-0. No description available.

Për dallim nga Anglia më shumë gola janë shënuar në Portugali. Gjithsejt gjashtë. 

Rafa Silva (38’), Goncalo Ramos (45+2’, 57’), Joao Mario (71’ – nga penalltia) dhe David Neres (77’) shënuan në fitoren e vendasve. 

Golin e vetëm për skuadrën belge e shënoi Bjorn Meijer (88’).

Ndeshjen e parë klubi portugez e kishte fituar me rezultat 2-0.