Arsenal ndalet me barazim në Lisbonë
BKT
Sport

Arsenal ndalet me barazim në Lisbonë

Uran Krasniqi/RTKLive

Pavarësisht formës së mirë në Premier League, Arsenal nuk ka shkuar më shumë se sa barazim em Sportingun e Lisbonës, me dy skuadrat që po kërkojnë një vend në çerekfinale të Europa League.

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-2. 

Të partë epërsinë e kanë gjetur anglezët, kur Saliba ka gjetur golin në minutën e njëzet e dytë. 

Skuadra portugeze e ka gjetur golin e barazimit vetëm dymbëdhjetë minuta më pas me Goncalo Inacio. 

Me barazim edhe është mbyllur pjesa e parë. 

Në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e pesëdhjetë e pestë, Paulinho ka kaluar Sportingun në epërsi për herë të parë. Por nuk ka arritur ta mbajë atë më shumë se shtatë minuta. Morita ka shënuar autogol duke i dhuruar barazimin skuadrës angleze. 

Në momentet e fundit të ndeshjes Arsenal ka pretenduar për një penallti, por referi nuk është bindur.