19:33 / 11.03.2023
Peja me fitore bindëse kundër Vëllaznimit
Uran Krasniqi/RTKLive
Peja ka mposhtur Vëllaznimin me një diferencë goxha të madhe sa u takon pikëve. Në ndeshjen që përkiste në xhiron e 25-të të Prince Caffe Superligës pejanët kanë realizuar fitore me rezultat 127:80 (41:18, 28:23, 33:23, 25:16).
Shkëputja e vendasve është bërë qysh në çerekun e parë dhe pastaj krejt çfarë ka bërë Peja ka qenë ruajtja e avantazhit.
Te Peja më i miri ishte Larry Thomas me 21 pikë, katër kërcime e shtatë asistime, kurse te mysafirët më i miri ishte Damondte Dodd me 21 pikë e 11 kërcime.























