23:09 / 12.03.2023
Barcelona arrin fitore me mund ndaj Athletic Bilbaos
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona e ka arritur një fitore të zorshme kundër Athletic Bilbaos.
Ndeshja në kuadër të javës së 25-të në La Liga është mbyllur me rezultatin 0:1
Raphinha ka shënuar në fundin e pjesës së parë (45’+1) , një gol që u desh të konfirmohej nga VAR.
Barcelona vazhdon të jetë lidere në tabelë me 65 pikë. Athletic Bilbao është e nënta me 33 pikë të grumbulluara.























