20:58 / 14.03.2023
Nis shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Andorra
B. H. / RTKlive
Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen Kosova - Andorra, e cila zhvillohet më 28 mars, në orën 20:45, në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë e Dardanëve në kuadër të fushatës së kualifikimeve për EURO 2024. Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e Alain Giresse e luajnë si mysafirë kundër Izraelit në Tel-Aviv.
Biletat e ndeshjes Kosova-Andorra shiten përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
Kosova - Andorra
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
Një person mund të blejë deri në katër bileta.























