18:54 / 15.03.2023
Trajneri i Leipzig thotë se tash do të përqëndrohet në Bundesligë
Uran Krasniqi / RTKLive
Leipzig pritet ta zhvendosë fokusin në Bundesligë pas debaklit të kundër Manchester Cityt në Champions League.
Pavarësisht se në ndeshjen e parë rezultati kishte qenë i barabartë, ndeshja e dytë dha një fitore të thellë të anglezëve, me rezultat 7-0.
"Është një disfatë jashtëzakonisht e hidhur. Askush nuk kishte nevojë për këtë, por kjo ndodh. Kjo disfatë e rëndë mund të ndikojë në gjëra të tjera", ka thënë Rose, i cili mori drejtimin në shtator dhe ktheu sezonin e tyre. "Të mësojmë dhe të motivohemi për detyrën e radhës, sepse Liga e Kampionëve ka përfunduar për ne”.