PSG dhe Messi janë larg marrëveshjes
Sport

PSG dhe Messi janë larg marrëveshjes

B. H. / RTKlive

PSG nuk ka arritur ende një marrëveshje me Lionel Messin për vazhdimin e kontratës. Një pjesë e mediave franceze pretendojnë se negociatat tashmë janë pezulluar. Kontrata e argjentinasit skadon në fund të sezonit aktual.

Ndërkohë, e përditshmja spanjolle “Marca” raporton se të dyja palët janë larg një marrëveshjeje. Negociatat arritën në ngërç në janar, pas kthimit të Messit nga Katari, ku fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Të dy palët nuk kanë mundur të bien dakord për pagën. Babai i Messit kërkoi rritje prej 10 milionë eurosh, në mënyrë që djali i tij të fitojë 40 milionë euro në sezon.

35-vjeçari shënoi 18 gola e 17 asistime në 31 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat këtë sezon.


MË SHUME NGA Sport