22:27 / 18.03.2023
Seria e fitoreve të Chelseas ndalet nga Evertoni
Uran Krasniqi / RTKLive
Seria e fitoreve të Chelseas është ndalur nga Evertoni që ka bërë një hap në luftën për mbijetesë në Premier League.
Ndeshja e zhvilluar në "Stamford Bridge" është mbyllur me rezultat 2-2.
Joao Felix (52′) dhe Kai Havertz (76′) shënuan për “Blutë”.
Doucoure (69') dhe Simms (90') kanë realizuar për mysafirët.
Aktualisht Chelsea mban në vendin e dhjetë me 38 pikë. Evertoni ngjitet në vendin e 15-të me 26 pikë.