17:22 / 19.03.2023
Sylvinho ndryshon planet, Ismajli humb Poloninë
RTSH
Dëmtimi Ardian Ismajlit në takimin mes Empolit dhe Atalanta-s ka detyruar Sylvinho-n që të ndryshojë planet dhe të përpilojë një listë të re grumbullimesh.
Pas ditësh konsultimesh mes stafit mjekësor të klubit italian dhe kombëtares shqiptare dhe pas ekzaminimeve që janë kryer, është arritur në konkluzionin se Ismajli nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen ndaj Polonisë pasi nuk rikuperohet në kohë.
Për këtë arsye, Silvinjo ka grumbulluar në vend të tij Enea Mihajn, i cili aktivizohet në Portugali me Famalikaon. Dëmtimet kanë ndryshuar planet e trajnerit brazilain, i cili ka humbur për shkak dëmtimi dyshen e qendrës të mrbojtes (Gjimshiti dhe Ismajli).