‘Dardanët’ sot nisin stërvitjet, Giresse flet para medieve
F.Bytyqi/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në futboll sot i nis përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Izraelit.
‘Dardanët’ më 25 mars do të përballen në udhëtim me Izraelin, sfidë kjo tejet e rëndësishme për të nisur me rezultat pozitiv ciklin e ri të garave në ‘tapetet’ evropiane.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se stërvitja e “Dardanëve” do të mbahet nga ora 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali.
Paraprakisht, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të flas për media nga ora 11:00 në Hotel Emerald.
Kombëtarja jonë në muajin mars do të zhvillojë edhe një tjetër përballje, atë kundër Andorrës, gjithashtu në kuadër të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.
Kosova – Andorra do të luhet më 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.