11:56 / 21.03.2023
Nesër Kuvendi i Punës i FBK-së
RTKLive
Nesër (e mërkurë) do të mbahet Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
“Kuvendi mbahet më 22 mars nga ora 17:30 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”. Në këtë Kuvend do të diskutohet: Raportin e Aktiviteteve të FBK-së për vitin 2022, Raportin e Auditimit për vitin 2022, Planin e Veprimit për vitin 2023, Planin e Marketingut për vitin 2023, Planin Financiar për vitin 2023”, thuhet në njoftimin e FBK-së.























