Tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës, përballje të zjarrta
Sport

Tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës, përballje të zjarrta

RTKLive

Sot në praninë e Komisionit të Garave, të përfaqësuesve të klubeve dhe medieve është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi, në këtë fazë do të përballet me skuadrën e Gjilanit. Ky rreth i garave zhvillohet me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, kurse ajo kthyese në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ndërkaq, çifti tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Prishtinës dhe Vushtrrisë. Përballja e parë e këtyre dy skuadrave zhvillohet në Vushtrri, kurse ajo e kthimit në Prishtinë. Ndeshjet luhen më 5 prill, kurse ato të kthimit më 19 prill.

Çiftet gjysmëfinale: 

Vushtrria – Prishtina

Llapi – Gjilani 


MË SHUME NGA Sport