Polonia me probleme në mbrojtje për sfidën me Shqipërinë
Sport

Polonia me probleme në mbrojtje për sfidën me Shqipërinë

RTSH

Polonia merr një lajm të mirë në prag të dy sfidave delikate, në 24 me Çekinë dhe 3 ditë më pas në Varshavë me Shqipërinë.

Trajneri Fernando Santos, i cili ka vendosur të punojë larg vëmendjes mediatike duke ndaluar konferencat e shtypit në prag të debutimit, do të jetë në dispozicion mbrojtësin Jan Bednarek, i cili mendohej se mund të mos rikuperohej në kohë për sfidat e marsit.

Mungesa e sigurt e Kamil Piątkowskit e kishte alarmuar jo pak trajnerin portugez që rikuperon kështu një pjesëz të rëndësishme për skuadrën e tij. 26-vjeçari që këtë sezon luan me fanellën e Aston Villa-s në Premier League, është bashkuar në stërvitje me skuadrën pasi analizat dolën në përfundimin se nuk bëhet fjalë për frakturë në brinjë.

Një nga risitë më të mëdha në kampin e skuadrës polake është i riu i Barcelonës, Ben Lederman. Edhe pse ka lindur në SHBA nga prindër hebrenj, mund të debutojë që në këto eleminatore, ndërsa pikëpyetje ka për formën e lojtarit tjetër të Barcelonës, Robert Lewandowski.

Bomberi i katalanasve pësoi një dëmtim në këmbën e majtë gjatë ndeshjes El Clasico por ka marrë pjesë rregullisht në seancat stërvitore edhe pse mund të mos jetë 100% në formë për 180 minutat. Dy mungesa të tjera të rëndësishme për sfidat e marsit janë edhe Kamil Glik e Grzegorz Krychowiak.  


MË SHUME NGA Sport