22:18 / 22.03.2023
Weghorst mirënjohës për mbështetjen e Ten Hag
Uran Krasniqi / RTKLive
Wout Weghorst ka qenë një titullar i rregullt për Manchester United dhe ai ka thënë se i është mirënjohës për mbështetjen trajnerit Erik ten Hag.
Reprezentuesi holandez ka startuar në tetëmbëdhjetë ndeshje te United qëkur u bashkua nga Burnley në janar si huazim.
“Këto janë shumë ndeshje dhe kjo tregon besimin tek unë”, ka thënë Weghorst kur u pyet për numrin e ndeshjeve. “Kjo gjithashtu tregon se po bëj një punë të mirë për ekipin. Kjo ishte gjëja që doja kur erdha këtu, të kontribuoja dhe të përpiqesha të ndihmoja klubin të jetë i suksesshëm, të fitojë trofe".