09:36 / 23.03.2023
Sonte nisin kualifikueset e EURO 2024, spikat dueli Itali-Angli
F.Bytyqi/RTKLive
Kualifikueset e Evropianit 2024, do të nisin sonte me disa duele interesante.
Kryesfida e sontme luhet mes Italisë dhe Anglisë, duel ky që starton në orën 20:45.
Këto dy kombëtare rikthehen për t’u përballur me njëra-tjetrën në këtë kompeticion, pas finales së 11 korrikut 2021, nga e cila kampion të Evropës dolën djemtë e Mancinit.
Portugalia-Lihtenshtejn është një tjetër ndeshje interesante që luhet sonte prej orës 20:45.
Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve:
























