Southgate para ndeshjes me Italinë: Ne jemi gati
Sport

Southgate para ndeshjes me Italinë: Ne jemi gati

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë së të përzgjedhurit e tij janë të gatshëm për duelin me Italinë.

Italia dhe Anglia sonte përballen në “Stadio Diego Armando Maradona”, në sfidën e parë të kualifikueseve të “Euro 2024”.

“Ajo që kemi bërë më parë është e shkuara. Duhet të kemi përulësinë për të rifilluar dhe për të punuar edhe një herë mirë. Ajo me Italinë është lloji i ndeshjes që duhet ta fitosh. E kemi bërë në të kaluarën. Por ne duhet ta bëjmë këtë vazhdimisht. Ne nuk kemi fituar këtu që nga viti 1961, duhet të shkruajmë histori. Ky ekip ka thyer tashmë disa rekorde”, ka thënë Southgate.

Ndeshja Itali-Angli fillon në orën 20:45.


MË SHUME NGA Sport