Deschamps: Cilësitë e bëjnë Mbappen kapiten
Sport

Deschamps: Cilësitë e bëjnë Mbappen kapiten

Uran Krasniqi / RTKLive

Kur Didier Deschamps ka vendosur që Kylian Mbappe të jetë kapiten i ri te Franca, ai nuk e ka bërë këtë për ta kënaqur futbollistin. Trajneri francez ka thënë se deri te vendimi ka ardhur pasiqë e di se Mbappe i ka të gjitha cilësitë për ta mbajtur shiritin.

“Nuk është një zgjedhje për ta bërë atë të lumtur, por sepse jam i bindur se ai i ka të gjitha cilësitë për ta bërë këtë”, ka thënë Deschamps në një konferencë për shtyp. “Të jesh kapiten i skuadrës së Francës është një përgjegjësi, por kur Kylian është në fushë ai e di se çfarë duhet të bëjë dhe nuk ka nevojë për asnjë këshillë". 

Franca e fillon fushatën kualifikuese për Euro 2024, duke luajtur fillimisht kundër Holandës dhe pastaj kundër Republikës së Irlandës. 


MË SHUME NGA Sport