Edhe Nora e argjendtë në Tbilis
Sport

Edhe Nora e argjendtë në Tbilis

F.Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar) Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Nora humbi finalen përball serbes Marica Perisic, duel ky i zhvilluar në kategorinë -57 kg.

Nora nuk ia doli të bëjë më të mirën në duel me serben. Duel i ‘nxehtë’ është zhvilluar mes Norës dhe serbes, por fati nuk ishte në anën e garueses sonë.

Nora duket se ende po e penalizon mungesa një kohë në gara për shkak të lëndimit.

Nora ka fituar 700 pikë të reja olimpike dhe sigurt po shkon drejt Lojërave Olimpike – “Paris 2024”.

Distria e argjendtë në Tbilis

(E plotësuar) Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë - 52 kg në Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia e olimpike, u mund në finale nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova.

Qysh në minutat e parë rivalja ishte në epërsi dhe e ka menaxhuar luftën, ndërsa Distria ka qenë e pafat kësaj radhe.

Megjithatë, Distria i sjellë Kosovës edhe një medalje nga një turne i madh i xhudos.

Pas pak në ‘tapetin’ e Tbilis-it do të rikthehet edhe Nora Gjakova, e cila do të ndeshet me serben Perisic.

Nora në finalen e madhe, përballet me xhudisten serbe

(E plotësuar) Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova siguron finalen e madhe të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Nora në gjysmëfinale mundi xhudistin nga Kanadaja, Jessica Klimkait, duke kaluar në finalen e këtij evenimenti të madh të xhudos.

Xhudistja jonë në finale do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic.

Distria kalon në finale, i siguron Kosovës medalje, Nora në gjysmefinale

(E plotësuar) Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Kosovës në Grand Slamit të Tbilisit.

Kampionia e botës mundi në gjysmëfinale gjermanen Mascha Ballhaus duke siguruar finalen e këtij turneu të madh evropian.

Krasniqi po tregon formë të lartë në këtë eveniment të xhudos, dhe deri tani ka arritur tri fitore.

Distria në finale do të ballafaqohet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

Nora Gjakova mposht gjermanen Starke, kalon në gjysmëfinale

(E plotësuar) Nora Gjakova, një tjetër xhudiste kosovar që po vazhdon me formën e shkëlqyer në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Nora është kualifikuar në gjysmëfinale pasi mundi gjermanen Pauline Starke me waza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kjo është fitorja e tretë e xhudistës sonë në këtë turne të madh të xhudos.

Nora në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten kanadeze, Jessica Klimkait.

Nora Gjakova prek çerekfinalen

(E plotësuar) Xhudistja Nora Gjakova ka arritur që me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja kosovare në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e tretë triumfoi ndaj xhudistes nga Monogolia, Ichinkhorloo Munkhtsedev me waza-ari në “Golden Score”.

S`ndalet Distria, kalon në gjysmëfinale

Xhudistja jonë Distria Krasniqi ka vazhduar me performancën e mirë, duke kaluar në gjysmëfinale.

Xhudistja kosovare shënoi fitore ndaj belges Amber Ryheul në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi e nis furishëm, mund xhudistin Cahrne Griesel

(E plotësuar) Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi në mënyrën më të mirë të mundshme  e ka nisur turneun e Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia Olimpike mposhti në rrethin e dytë xhudistin nga Afrika e Jugut, Cahrne Griesel.

Distri kalon në rundin e tretë, derisa rundin e parë xhudistja jonë e fitojë pa luftë.

Eliminohet Erza Muminoviq

( E plotësuar) Xhudistja jonë Erza Muminoviq është eliminuar nga Grand Slami i Tbilisit.

Erza u mposht nga xhudistja polake, Aleksandra Kaleta. Garuesja jonë në rrethin e parë mundi Sayara Rozyyevas.

Loxha kalon në rundin e tretë, përballet me xhudisten serbe

(E plotësuar) Xhudistja jonë Flaka Loxha ka kaluar në rundin e tretë të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Loxha në rrethin ishte më e mirë se gjermanja Seija Ballhaus, e cila tashmë kalon në rundin e tretë, ku do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic.

Ndërkohë, në rrethin e tretë është kualifikuar edhe Nora Gjakova e cila mundi xhudisten nga Guinea, Mariana Esteves.

Sot gjithashtu po garojnë edhe Distria Krasniqi dhe Erza Muminoviq në kategorinë deri në 52 kilogramë.


MË SHUME NGA Sport